LAJMI I FUNDIT:

Shakaja e Nainggolan me ‘kopjen’ e Pjanic: Mirë se u ktheve te Roma (Foto)

Shakaja e Nainggolan me ‘kopjen’ e Pjanic: Mirë se u ktheve te Roma (Foto)

Radja Nainggolan mbete mik i mirë me Miralem Pjanicin e Juventusit edhe pse ky i fundit është larguar para sezonin e shkuar.

Miqësia mes lojtarëve vazhdon, ndërsa nuk mungojnë as thumbimet herë pas here.

Belgu ka gjetur një lojtar të ri te Roma që ngjanë shumë me boshnjakun.


Ai ka bërë shaka me fansat e Romës dhe Juventusit, duke shkruar: “Lajmet e fundit nga afati kalimtar. Ai u kthye te Roma.. Miralem Pjanic”.

Lojtari në fjalë që e ka prezantuar si Pjanic është Salvatore  Pezzella, djalosh i ri i lindur në vitin 2000.

Ai është pjesë e Romës.

Pjanic ka reaguar në postimin e Nainggolan duke shkruar figura të buzëqeshura. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BYdBno3DTuA/?taken-by=radjanainggolan.4