KSHZ: Qytetarët e Manastirit dhe Ohrit më së shumti i kanë kontrolluar të dhënat në Listën e votuesve
Sipas kontrollit të KSHZ-së, deri më 29 gusht, kontrollë në Listën e votuesve, më shumë qytetarë kanë kryer nga Manastiri – 1.689 dhe në Ohër – 1.148 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kontrollë publik, paralelisht kryhet edhe përmes mënyrës elektronike, edhe atë web-aplikacionit të vendosur në faqen e KSHZ-së. Ky aplikacioni për kontrollimin e të dhënave të qytetarëve deri 28 gusht ishte shfrytëzuar mbi 188 mijë herë.
Vlerësimi i KSHZ-së është se numri i qytetarëve të cilët kanë kontrolluar të dhënat e tyre është rritur. Është i vogël numri i qytetarëve që kanë kërkuar të fshihen apo ndryshohen të dhënat.
Kontrolli publik në Listën e votuesve zgjat deri më 9 shtator dhe lista për Zgjedhjet Lokale është caktuar për 15 tetor, sipas orarit, KSHZ duhet ta përfundojë jo më vonë se 15 ditë pas inspektimit publik të përfunduar, domethënë deri më 24 shtator.
Më 4 shtator të mesnatës, përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë të komunave dhe listat e këshilltarëve përfundon në mesnatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251