LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Grzegorz Krychowiak huazohet te West Bromi

Zyrtare: Grzegorz Krychowiak huazohet te West Bromi

West Bromwich Albion ka konfirmuar huazimin e Grzegorz Krychowiak nga Paris Saint-Germaini.

Klubi anglez do t’ia paguajë pagën e tij prej 470.000 funtesh (510.500 euro) në muaj.

Krychowiak u transferua në Francë nga Sevilla për 37 milionë euro në vitin e kaluar, mirëpo nuk ka luajtur sa duhet të Ligue 1.


“Kam pasur shumë oferta nga Spanja dhe Italia. Mirëpo, ky është një klub shumë ambicioz. Është një atmosferë e mirë këtu”, ka thënë mesfushori polak.

Ndërkaq, kreu i West Bromit, John Williams, e ka përshkruar si një shtesë shumë të rëndësishme transferimin e ri. /Telegrafi/