LAJMI I FUNDIT:

“Anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për stabilizimin e Maqedonisë”

“Anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për stabilizimin e Maqedonisë”

Zbatimi i proceseve reformuese dhe standardeve më të larta demokratike për ndërtimin e shtetit në demokraci moderne evropiane, aktiviteti dhe partneriteti në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe faktorë për stabilizimin e rajonit dhe më gjerë, janë disa nga përfundimet që u nxorën në konferencën e sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme me titull “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në hapjen e konferencës tha se politika e dyerve të hapura të NATO-s duhet të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se në të ardhmen Maqedonia do të jetë në NATO si anëtarja e 30 e Aleancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se po ndërmarrin aktivitete intenzive diplomatike për përforcimin e perspektivave euroatlantike të vendit dhe bashkëpunimit me vendet fqinje.

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, tha se edhe pse shumë punë kanë ndryshuar nga vera e kaluar, tri punë mbeten të njëjta edhe atë NATO është thelbi i sigurisë euroatlantike, përkushtimi i Aleancës dhe partnerëve dhe qëllimet strategjike të Maqedonisë për anëtarësim./Telegrafi/