LAJMI I FUNDIT:

Maratonë noti në Liqenin e Velesit

Maratonë noti në Liqenin e Velesit

Sot, në organizim të Shoqatës për sport dhe rekreim “Klub 28” nga Velesi, dhe me përkrahje të Komunës së Velesit, sot në Liqenin “Rinia” do të mbahet Maratona e katërt e notit në Veles.

Siç informojnë nga Komiteti organizativ, edhe këtë vit do të ketë not në tre kategori, 2.5 kilometra, 5 dhe 10 kilometra në disiplinën olimpike në konkurrencë të meshkujve dhe femrave.


Për Maratonën e sivteshme janë zgjedhur arbitra të rëndësishëm, ndërsa për sigurinë e notuesve do të kujdesen shpëtimtarë nga Kryqi i kuq komunal.

Për pjesën konkurruese të Maratonës janë paraqitur 30, ndërsa për pjesën rekreative 40 persona ku më të suksesshmit do të shpërblehen me dhurata në të holla.

Fillimi i maratonës është në ora 10 për notuesit rekreativ dhe në ora 12 për notuesit profesional në klaset meshkuj dhe femra, ndërsa në ora 15 pritet të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve./Telegrafi/