Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur teatër me shfaqje tragjiko-komike seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai thotë se shpresë për daljen nga kriza politike në vend është distancimi i AAK-së dhe NISMA-s nga PDK-ja.
Ai ka kritikuar PAN-in për zvarrritje të proceseve, duke thënë se po mundohen të përfitojnë kohë nga frika për t’u larguar nga pushteti.
Kritika ka edhe VV-në për të cilën thotë se po luan lojë perfide, për të përfituar vota në zgjedhjet lokale.
Postimi i Selmanajt në Facebook:
Turpi i PAN-it dhe loja e VV-së
Edhe sot qytetarët e vendit shikuan sesi është katandisur Kuvendi i Kosovës, ku politikajt e papërgjegjshëm e kanë shëndrruar atë në teatër me shfaqje tragjiko-komike. PAN – pa fije turpi kërkon edhe 2 javë kohë shtesë. Për çka? Cila është arsyeja? Pse nuk i mjaftuan më shumë se 2 muaj e tash i kërkojnë edhe 2 javë?
Përgjigja është tejet e thjeshtë: Ata (PDK) frikësohen nga ç’pushtetizimi, ata frikësohen nga të zezat që ja bënë Kosovës nga vitit 1999, ata frikësohen se abuzimet e parasë publike do tu dalin sheshazi, ata frikësohen që shkatërrimi i pasurisë së Kosovës përmes procesit të privatizimit do ti dërgoj prapa grilave shumë nga ta, ata frikësohen se aura e pushtetit po perëndon dhe me këtë edhe perandoria kriminale do rrëzohet si piramida prej letre.
Po pse në këtë lojë hyn edhe VV? pse Albin Kurtin, sulmon Kryeministrin Mustafa? Pse VV përmes kryesuesit të Kuvendit (Adem Mikullovcit) nuk lejoj deputetët e LAA-së të flasin, kurse Kadri Veselin po? A jemi të gjithë deputet të barabartë sipas VV-së dhe Adem Mikullovcit, apo Kadri Veseli ka status special për VV-në?
Përgjigja edhe këtu është mëse e thjeshtë: VV po bën lojë perfide për një grusht votash për zgjedhjet e ardhshme lokale. Yryshja për pushtet i ka bërë hipokrit, perfid dhe irracional në qasje dhe veprime. Të tillët koketojnë edhe me djallin vetëm e vetëm për të marr një copë pushteti. Kjo ska fare të bëjë me ftesë për bashkëpunim reciprok e aq më pak për një aleancë qeverisëse për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.
Edhe më tutje shpresë për daljen nga kjo krizë institucionale mbetet distancimi i AAK-së dhe Nismës nga PDK. Ky do ishte fillimi i fundit të krizës politike në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje