LAJMI I FUNDIT:

Insigne, objektivi i ri i Barcelonës

Insigne, objektivi i ri i Barcelonës

Pas vështirësive që po hasin për transferimin e Philippe Coutinho në Kataluni, drejtuesit e Barcelonës duket se kanë ndërruar objektiv.

Synimi i tyre tani duket se është sulmuesi anësor i Napolit dhe kombëtares italiane, Lorenco Insigne.


26 vjeçari është në rritje të vazhdueshme dhe në dy sezonet e fundit është shndërruar në një pikë referimi, si për Napolin, ashtu edhe për kombëtaren e Italisë.

Ashtu si Neymar, edhe Insigne preferon të niset nga e majta, ndërsa shquhet për depërtimet e tij në qendër dhe goditjet e ‘hidhura’ drejt portës, duke shënuar disa herë gola nga ai pozicion, shkruan Top-Channel.

Katalanasit kanë ofruar rreth 60 milionë euro për kartonin e Insignes, ndërsa ende nuk dihet nëse oferta do të pranohet nga napolitanët, por largimi i tij do t’i bënte vend në formacion belgut Mertens, i cili përfundoi në stol me rikthimin e Milik, pavarësisht formës mjaft të mirë që ka treguar.

Në përfundim të ndeshjes ndaj Nicës, i pyetur në lidhje me një transferim të mundshëm te Barça, Insigne u përgjigj shkurt: “Tani jam mirë te Napoli”!

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori