LAJMI I FUNDIT:

“Roku” e shpërndan listën e tij të preferuara të këngëve të palestrës: Kështu ju mund të ushtroni si ai (Foto)

“Roku” e shpërndan listën e tij të preferuara të këngëve të palestrës: Kështu ju mund të ushtroni si ai (Foto)

Me siguri se nuk mund të ngrini pesha aq të rënda sa Dwayne “The Rock” Johnson në palestër, por tani të paktën mund të dëgjoni muzikën e cila e motivon atë.

“Roku” ka lidhur bashkëpunim me ‘Apple Music’ dhe ‘WWE 2k18’ për të prodhuar një listë zyrtare të këngëve dhe e ka shpërndarë atë listë me ndjekësit e tij në Instagram.


“Më poshtë gjendet lista e këngëve të mija të preferuara me të cilat ushtroj dhe motivohem”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Lista e tij përfshin 11 këngë, të cilat fansat mund t’i gjejnë në imunes. /Telegrafi/