LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët, shpenzojnë pak për shëndetësinë, por jetojnë gjatë

Shqiptarët, shpenzojnë pak për shëndetësinë, por jetojnë  gjatë

Sa më shumë një vend të shpenzojë për shëndetësinë, aq më shumë jetojnë njerëzit, por me sa duket Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria e rrëzojnë këtë mit.

Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi (9,982 dollarë), por renditen të 27-t për sa i përket jetëgjatësisë (78 vite e 9 muaj). Nga të dhënat e përllogaritura nga Monitor, në Shqipëri shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 614 dollarë (më të ulëtat në rajon), ndërsa jetëgjatësia është 78 vjet. Megjithëse, shpenzimet për frymë janë 16 herë më të larta në Amerikë, një amerikan pret që të jetojë vetëm 9 muaj më shumë se një shqiptar.


Edhe krahasuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë më jetëgjatë, ndërkohë që janë të fundit në rajon për shpenzimet. Serbët, të cilët sipas të dhënave të OBSH-së për të njëjtin vit shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpenzimet për shëndetësinë zënë 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Amerikë dhe vetëm 2.9% të PBB-së në Shqipëri.

Kurse, Japonia është populli me jetëgjatë në botë sipas të dhënave nga OECD, ku një japonez pret që të jetojë 83 vite e 10 muaj. Më pas renditen zviceranët dhe spanjollët me 83 vite, italianët me 82 vite e shtatë muaj, islandezët me 82 vite e gjysmë.

Megjithëse presin të jetojnë më gjatë se popujt e tjerë, japonezët renditen të 15-t për sa i përket shpenzimeve për frymë në shëndetësi (4,519$). Zviceranët renditen të dytët pas amerikanëve për shpenzimet më të larta për frymë (7,919$).

Krahasuar me vendet anëtare të OECD-së, e cila promovon politika për të përmirësuar mirëqenien, jetëgjatësia në Amerikë pritet të jetë 78.8 vite duke u renditur e 27-a. Sipas OECD-së, amerikanët janë ndër popujt më obezë, kryesojnë për sa i përket vdekjeve të lidhura me varësinë ndaj drogave, dhe renditen të 23-të për sa i përket përhapjes së sëmundjeve të diabetit.

Ndryshe nga një pjesë e vendeve të OECD-së, Shtetet e Bashkuara më së shumti mbështeten në sigurimet vullnetare për të financuar kostot e përkujdesit shëndetësor. Në krahasim, 10 vendet me jetëgjatësinë më të lartë mbështeten te kontributet vullnetare vetëm në 6% të kostove, ndërsa shpenzimet qeveritare mbulojnë më shumë se gjysma. /Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori