LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Fitore e madhe dhe e merituar, por nuk ka përfunduar asgjë

Ramos: Fitore e madhe dhe e merituar, por nuk ka përfunduar asgjë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është parë i lumtur pas fitores ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Kapiteni i Realit e ka cilësuar si shumë të vështirë fitoren ndaj Barcelonës, por paraqitja e mirë e ekipit e ka bërë të lumtur, pasi fitorja erdhi me meritë.

Megjithatë, Ramos ka theksuar se asgjë nuk ka përfunduar dhe ka ende edhe një ndeshje për tu luajtuar.


“Në këtë lloj të ndeshjeve me lojtarë të tillë të nivelit të lartë dhe me shumë cilësi, ju nuk mund të relaksoheni në çdo kohë. Ne jemi shumë të kënaqur me performancën e ekipit në një ndeshje ku ka një titull në rrezik”, ka thënë fillimisht Ramos.

“Ne kemi bërë një hap të parë të rëndësishëm, por ne nuk mund ta marrim si të kryer. Është një rezultat i mirë, por është ende ndeshja e dytë dhe çdo gjë mund të ndodhë”.

“Është e rëndësishme të theksohet performanca e ekipit dhe jo vetëm rezultati, grupi ka punuar shumë fortë në një lojë fizikisht të vështirë për shkak të ndeshjes kundër një kundërshtari që është shumë i vështirë për t’u mbrojtur”, përfundoi Ramos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Ylli i Bayernit e lë të hapur mundësinë e largimit – Man City po ‘fërkon’ duart

Ylli i Bayernit e lë të hapur mundësinë e largimit – Man City po ‘fërkon’ duart

Bundesliga
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Kalo në kategori