LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Anel Rashkaj nënshkruan me Prishtinën (Foto)

Zyrtare: Anel Rashkaj nënshkruan me Prishtinën (Foto)

Anel Rashkaj është futbollisti më i ri i skuadrës së madhe kosovare, Prishtinës.

Klubi më i trofeshëm kosovar po vazhdon me përforcime të mëdha që pas dritës së gjelbër të dhënë nga UEFA për pjesëmarrje në garat e evropiane.


Prishtina prezanton skuadrën prej 24 futbollistëve, pritet ende përforcime
Lexo po ashtu Prishtina prezanton skuadrën prej 24 futbollistëve, pritet ende përforcime

Pasi sollën sezonin e kaluar emra të mëdhenj si Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmet Januzi, Prishtina tani ka ofruar edhe ish-kapitenin e Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkajn.

Rashkaj duke nënshkruar kontratën

Klubi kryeqytetas ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mesfushorin e njohur 27-vjeçar, i cili ka bërë karrierë të madhe në Skandinavi, te skuadrat suedeze e norvegjeze.

Pas nënshkrimit me Prishtinën, Rashkaj ka deklaruar se ka rënë dakord që një kohë të gjatë me klubin bardhekaltër, por i është dashur të pres deri te zyrtarizimi. /Telegrafi/

Komunikata e Prishtinës:

Anel Rashkaj – nënshkruan kontratë dyvjeçare

Pas bisedave të gjata të kryetarit Remzi Ejupi – Anel Rashkaj vendosi për Prishtinën

Prishtinë, 11 gusht, 2017 – Pas shumë bisedimeve të gjata, më në fund është arritur akordi për kontratë dyvjeçare ndërmjet FC Prishtina dhe ish-kapitenit dhe tani anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj.

Anel Rashkaj, 27 vjeç, i lindur në Prizren më 19 gusht të vitit 1989 nga Kosova në Suedi kishte shkuar në moshën 14-vjeçare. Ish-futbollist i Halmstadit (2006-2012) ka luajtur edhe për 5 vite me Sandes të Norvegjisë (2012-2017), dhe së fundi ishte anëtar i klubit të elitës suedeze, AFC United Eskilstuna.

Për Përfaqësueses e Kosovës është paraqitur katër herë – ishte kapiten.

Rashkaj ka nënshkruar me Prishtinën kontratë dyvjeçare.

Vendim aspak i lehtë, por shumë gjatë i pritur

“Prej kohës së fundit që isha me Përfaqësuesen në Prishtinë, kemi rënë në kontakt me Prishtinën, kryetarin Remzi Ejupi…

????????????????????????????????????

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori