LAJMI I FUNDIT:

Rafa Marquez, ish-futbollisti i Barcës pjesë e një organizate të trafikimit të drogës (Foto)

Rafa Marquez, ish-futbollisti i Barcës pjesë e një organizate të trafikimit të drogës (Foto)

Futbollisti meksikan, Rafael Marquez, është në mesin e 22 njerëzve të ndëshkuar për lidhjet e dyshuara me trafikimin e drogës.

Departamenti amerikan i Thesarit përmes një komunikate ka bërë të ditur se do të sanksionojë edhe 43 entitete në Meksikë, duke përfshirë një klub futbolli dhe një kazino.

Entitetet e sanksionuara (Twitter/DATH)

Ndëshkimet janë si rezultat i një hetimi disavjeçar të një organizate të trafikimit të drogës që besohet se është kryesuar nga Raul Flores Hernandez.


Marquez, është një ish-futbollist i Monacos, Barcelonës dhe New York Red Bulls, i cili aktualisht luan për Atlas në Guadalajara, ndërsa është edhe kapiten i Meksikës.

Njerëzit e lidhur me Raul Flores Hernandez (Twitter/DATH)

Futbollisti dhe këngëtari Julio Cesar Alvarez (i njohur si Julion Alvarez) thuhet të kenë pasur lidhje afatgjate me Flores Hernandez dhe kanë bashkëpunuar me të në trafikimin e drogës.

Ndëshkimet kanë të bëjnë me “ngrirjen” e të gjitha pasurive në SHBA dhe u ndalohet shtetasve amerikanë që të bëjnë biznes me ta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori