LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Jemi gati për Estoninë

Berisha: Jemi gati për Estoninë

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, ka thënë se ekipi është më se i gatshëm për përballjen e nesërme ndaj Estonisë në Talin, që luhet prej orës 17:30 me kohën tonë.

Dardan Berisha që ka qenë më i dalluari në përballjen e parë, ku Kosova arriti fitoren e parë dhe historike ndaj Maqedonisë në parakualifikime për Kupën e Botës “Kina 2019” ka theksuar gjithashtu se Estonia është ekip i fortë.


“Fitorja ndaj Maqedonisë na ka motivuar shumë, por tani e kemi harruar atë pjesë, dhe po mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Estonisë, sepse duam të vazhdojmë me ecurinë pozitive në këtë garë. Kemi punuar gjatë tërë javës dhe jemi fokusuar në ato pjesë ku kemi pas nevojë, andaj në ndeshjen e së mërkurës besojmë se do të jemi më se të gatshëm të përballemi me Estoninë, skuadër kjo shumë e fortë, që edhe e dëshmoi ndaj Maqedonisë,” ka thënë kapiteni i Kosovës për faqen zyrtare të Federatës.

Kosova dhe Estonia kanë nga një fitore në Grupin C dhe nesër njëra nga ekipet do të njoftohet me humbjen e parë.

Në Grupin C bëjnë pjesë Kosova, Estonia dhe Maqedonia. Dy nga tre ekipet sigurojnë fazën kualifikuese për Kupën e Botës që nis në nëntor të këtij viti. /Borozani/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori