LAJMI I FUNDIT:

“Jam i lumtur me transferimet, por Milanit i duhen liderë”

“Jam i lumtur me transferimet, por Milanit i duhen liderë”

Marcel Desailly është i lumtur me investimin e bërë në skuadrën e Milanit, por paralajmëron se për të krijuar një bazë të fortë për klubin ju nevojiten udhëheqësit apo liderët e ekipit.

Rossonerët u morën në dorëzim nga një konsorcium kinez i kryesuar nga Yonghong Li në prill dhe kanë nënshkruar me lojtarë të njohur si Lucas Biglia, Leonardo Bonucci dhe Franck Kessie këtë verë.

Revolucioni i Milanit që kushtoi 190 milionë euro (Foto)
Lexo po ashtu Revolucioni i Milanit që kushtoi 190 milionë euro (Foto)

Si një lojtar i dikurshëm i Milanit, Desailly është i kënaqur të shohë lojtarë të tillë që vijnë, por nuk mendon se vetëm transferimet do të kthejnë ish-ekipin e tij në krye.


“Unë jam i lumtur përsëri”, ka thënë fillimisht fituesi i Kupës Botërore për Mihaaru News kur u pyetën rreth revolucionit të Milanit në një vizitë në Maldive.

“Ju nuk duhet të keni frikë nga paratë. Ishim të frikësuar, sepse ish-presidenti im [Silvio] Berlusconi hoqi dorë nga klubi”.

Torino refuzon 70 milionë euro dhe dy lojtarë të ofruar nga Milani për Belottin
Lexo po ashtu Torino refuzon 70 milionë euro dhe dy lojtarë të ofruar nga Milani për Belottin

“Kështu që ne ishim duke shpresuar që klubi të jetë aktiv dhe tani ne e kemi parë atë”.

“Ata kanë blerë shumë lojtarë, por nuk do të jetë e mjaftueshme për dy sezonet e ardhshme. Për të krijuar një themel për klubin ju nevojiten liderë”.

“Ju keni nevojë për shumë elementë për të bërë Milanin, Milanin e madh të viteve ’90”, përfundoi ish-mbrojtësi i njohur francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori