LAJMI I FUNDIT:

Superkupa e Kosovës zhvillohet në Gjilan!

Superkupa e Kosovës zhvillohet në Gjilan!

Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të jetë nikoqir i finales së Superkupës së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar edhe datën e zhvillimit të Superkupës së Kosovës, ku do të takohen kampioni i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica dhe Besa e Pejës.

“KE mori vendim që ndeshja e Superkupës ndërmjet kampionit Trepçës 89 dhe fituesit të kupës Besës të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17.00 në Gjilan”, thuhet nga FFK.


Kujtojmë që kjo do të jetë hera e parë që në Stadiumin e Qytetit në Gjilan do të zhvillohet një finale e rëndësishme, ku skuadrat luftojnë për një trofe prestigjioz.