LAJMI I FUNDIT:

E hëna e 31 korrikut do jetë një nga ditët më të vështira për Cristiano Ronaldon

E hëna e 31 korrikut do jetë një nga ditët më të vështira për Cristiano Ronaldon

Përpara se të bashkohet me Real Madridin në përgatitjet para-sezonale, Cristiano Ronaldo do ketë një tjetër takim të rëndësishëm të hënën.

Portugezi do të paraqitet para drejtësisë në ora 11:30 në gjykatën e Pozuelo de Alarcon rreth çështjes së taksave.

CR7 është akuzuar për mashtrim të autoriteteve tatimore spanjolle me një shifër prej 14.7 milionë euro, e gjitha kjo prej vitit 2011 deri në vitin 2014.


BBC e Realit dhe MSN e Barçës është duke u lëkundur, sezoni 2017/18 fillimi i një fundi?
Lexo po ashtu BBC e Realit dhe MSN e Barçës është duke u lëkundur, sezoni 2017/18 fillimi i një fundi?

Nesër ai do të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku do të provojë ta bindë gjykatësin se është i pafajshëm.

Arsyetimi i mbrojtjes së tij, ku ai është pajtuar me agjentin Jorge Mendes, avokatin Lobo Xavier dhe firmën e avokatëve Baker McKenzie, do të jetë se ka pasur mendime të ndryshme në interpretimin e rregullave spanjolle për taksa.

Sipas Marca, propozimi i avokatit mbrojtës Carlos Osorio, ishte të tentojë ta bindë gjykatësin se lojtari nuk kishte lidhje se çfarë realisht po ndodhte me llogaritë, por kjo u refuzua.

Dita kur Ronaldo e Zidane nuk arritën të bindin 14-vjeçarin Mbappe të nënshkruajë me Realin
Lexo po ashtu Dita kur Ronaldo e Zidane nuk arritën të bindin 14-vjeçarin Mbappe të nënshkruajë me Realin

“Askush nuk do të besojë se Ronaldo nuk e di se çfarë nënshkruan”, ishte përgjigjja e grupit tjetër të avokatëve teksa bënin gati planin mbrojtës, shkruan Telegrafi.

Sipas autoriteteve financiare, Ronaldo ‘vullnetarisht dhe me vetëdije’ ka mashtruar nëpërmjet tri kompanive: Tollin, Arnel dhe Adifore, të tria me bazë Ishujt Virgin në Britani të Madhe, ndërsa taksat i pagoi vetëm në vitin 2014, edhe pse kishte qëndruar në Spanjë që nga viti 2009.

Të hënën, lojtari do të paraqitet në gjykatë, ku do të hetohet hollësisht dhe nëse gjenden prova të mjaftueshme për një krim që është kryer, atëherë Ronaldo do të shpallet i pandehur.

Nëse ylli i Realit shpallet i fajtor pas procesit gjyqësor, atëherë rrezikon burg deri në shtatë vjet, por me mundësi të zvogëlimit deri në 21 muaj.

I pyetur nga një gazetare për çështjen e taksave, Ronaldo ka thënë se është i qetë, por a do jetë kështu edhe të hënën? /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BuZjtY7DLts

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk po largohet nga Liverpooli? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Van Dijk po largohet nga Liverpooli? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Premier League
Objektivi i Barcelonës për verën preferon që t’i bashkohet Arsenalit

Objektivi i Barcelonës për verën preferon që t’i bashkohet Arsenalit

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Real Madridi fiton me spektakël ndaj Las Palmas edhe pse i anulohen tre gola - Mbappe në top formë

Real Madridi fiton me spektakël ndaj Las Palmas edhe pse i anulohen tre gola - Mbappe në top formë

La Liga
Ai u shkarkua para 10 ditësh nga klubin i Ligës Premier - tani mund ta marr drejtimin e kombëtares së tetë në botë?

Ai u shkarkua para 10 ditësh nga klubin i Ligës Premier - tani mund ta marr drejtimin e kombëtares së tetë në botë?

Përfaqësueset
Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun

Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun

Premier League
Kalo në kategori