LAJMI I FUNDIT:

BBC e Realit dhe MSN e Barçës është duke u lëkundur, sezoni 2017/18 fillimi i një fundi?

BBC e Realit dhe MSN e Barçës është duke u lëkundur, sezoni 2017/18 fillimi i një fundi?

Sezoni 2017/18 mund të jetë fillimi i fundit i dy tresheve më të mëdha në historinë e futbollit: MSN-së dhe BBC-së.

Po flasim për Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymarin te Barcelona dhe Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo te Real Madridi.


Reali thyen rekordin historik të 2014, dhe të mendosh që ende ska përfunduar afati kalimtar veror
Lexo po ashtu Reali thyen rekordin historik të 2014, dhe të mendosh që ende ska përfunduar afati kalimtar veror

Dueli i tre kundër tre filloi në vitin 2014 kur Barça transferoi Luis Suarezin nga Liverpooli. Konkurrenca mes tyre ishte nga golat, asistimet, minutat dhe çdo hap kanë bërë. Ata kanë qenë të pandashëm nga trajnerët e tyre si Carlo Ancelotti, Rafa Benitez apo Zinedine Zidane te Reali, apo Luis Enrique te klubi katalunas.

Luajtën mirë apo jo, ishin në formë apo jo, ata gjithmonë ishin në fushë së bashku, çdo lënie e ndonjërit në bankën rezervë në media shndërrohej në kryetemë dhe analizohej në detaje. I vetmi ishte Zidane që në sezonin e fundit e theu akullin dhe shpesh herë për arsye teknike apo taktike theu treshen.

Por situata e BBC dhe MSN pritet të ndryshojë në sezonin e ri.

Ardhja e Kylian Mbappes te Real Madridi do të thotë se rolet do të ndryshojnë. Klubi nga Madridi me shumë mundësi do të jetë para zgjedhjeve të vështira, pasi me ardhjen e francezit duhet ndryshime në formacionet. Mbappe nuk do të blihet 180 milionë për të qëndruar në bankën rezervë, as Bale, ashtu ri Ronaldo apo Benzema. Me shumë mundësi uellsiani do të tërhiqet prapa në mesfushë dhe kjo do të thotë më pak minuta në fushë për Iscon dhe Asension. Nisur nga kjo BBC në sulm me shumë mundësi nuk do të ketë.

Çmimi i Mbappes është 180 milionë euro, por Reali nga xhepi do të nxjerrë vetëm 72 milionë (Foto)
Lexo po ashtu Çmimi i Mbappes është 180 milionë euro, por Reali nga xhepi do të nxjerrë vetëm 72 milionë (Foto)

Ndërsa te Barcelona MSN do të prishet jo për ndonjë ardhje, por largim. Neymar është rrugës për të Paris Saint Germani, pasi klubi francez është i gatshëm të paguajë 222 milionë euro. Një gjë është e sigurt, në rast se braziliani kalon te klubi nga Parisi, Barcelona do të ketë më të vështirë, shumë më të vështirë të rivalizojnë treshen e Realit dhe vet klubin nga kryeqyteti spanjoll. Por, nuk ka nevojë për panik të madhe, aty është Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori