LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Grujovskit dhe Boshkovskit kanë gjykatat (Video)

Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Grujovskit dhe Boshkovskit kanë gjykatat (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi fletëarrest ndërkombëtar, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, për të cilët, si të akuzuar në rastin “Fortesa” dhe “Target”, Gjykata Supreme ua konfirmoi paraburgimin. Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski deklaroi se përgjegjësi për këtë duhet të kërkohet edhe nga gjykatësit të cilët Grujevskit dhe Boshkovskit u lanë kohë të mjaftueshme që të arratisen.

“Për këtë duhet të mbahet përgjegjësi serioze sepse këtyre njerëzve iu dha kohë që të ikin, qoftë të fshihen brenda vendit apo jashtë tij. Megjithatë, kjo duhet të jetë porosi e fuqishme por edhe mësim për reformat që duhet të bëhen në sistemin gjyqësor në Maqedoni. Përveç kësaj, personat që ua mundësojnë kriminelëve të lëvizin të lirë, gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Oliver Spasovski, Minister i Punëve të Brendshme.

Fajin që policia vonë e filloi kërkimin e tyre, Ministria e Brendshme a adresoi tek Gjykata e Apelit, nga ku sqaruan se vonë i morën dokumentet nga Gjykata Supreme. Hera e fundit kur avokatët e tyre kanë kontaktuar me ta ka qenë kur i pranuan vendimet e Gjykatës së Apelit, me çka me siguri ata të dy nuk e kanë pritur përfundimin e procedurës ankimore në gjykatën më të lartë para se të arratisen. Edhe ish gjykatësi Valentin Zafirov është i mendimit se një pjesë e përgjegjësisë duhet të kërkohet tek gjykatësit dhe vendimet e tyre të vonuara.


“Kur caktohet masa e paraburgimit, ajo duhet të jetë e plotfuqishme dhe menjëherë duhet të ekzekutohet. Këtyre u lanë dhjetë ditë që të ikin, të organizojmë jo vetëm arrati por edhe destinacionin, t’i bartin mjetet financiare dhe ta sigurojnë jetën”, tha Valentin Zafirov, Ish Gjykatës.

Në arsyetimin për caktimin e paraburgimit, gjykatësit supremë theksuan se shqiptuan një masë të atillë nga dyshimi se të dy mund të arratisen, sidomos Grujevski i cili më shpesh ka udhëtuar jashtë shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori