LAJMI I FUNDIT:

Dardan Gashi tregon nëse do të jetë pjesë e Qeverisë Haradinaj

Dardan Gashi tregon nëse do të jetë pjesë e Qeverisë Haradinaj

Ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili është larguar nga politika tri vite më parë mund t’i kthehet sërish skenës politike.

Madje, mediet kanë raportuar se ai do të marrë një pozitë të lartë, nëse qeverinë e ardhshme do ta drejtonte Ramush Haradinaj.


I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Gashi ka refuzuar të përgjigjet nëse do të marr ndonjë post ministror. Për këtë ai ka sugjeruar qe të pyetët mandatari i PAN-it për formimin e Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, Gashi ka thënë se nëse do t’i ofrohej mundësia për të qenë pjesë e Qeverisë ai do ta pranonte.

“Nëse me ofrohet mundësia, do të pranoja të punoja me z. Haradinaj”, ka thënë shkurt Gashi, për Indeksonline.

Dardani Gashi në qeverinë Thaçi 2 ka shërbyer si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në zgjedhjet e vitit 2014 ai kishte kandiduar për deputet nga radhët e AKR-së. Por, ky subjekt nuk kishte kaluar pragun.

Pas kësaj ai kishte braktisur politikën dhe për një kohë ka drejtuar një emision në një nga televizionet kosovare.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për formimin e institucioneve. Më 3 gusht është caktuar seanca ku do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe sipas zyrtarëve të PAN-it, në po të njëjtën ditë në një seancë të jashtëzakonshme do të votohet edhe qeveria e re.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori