LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Reali kurrë nuk luan keq, ne luajtëm shumë mirë

Guardiola: Reali kurrë nuk luan keq, ne luajtëm shumë mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur tejet i kënaqur pas fitores ndaj Real Madridit.

Klubi anglez arriti të deklasojë me rezultat 4-1 skuadrën e Real Madridit, por Guardiola beson se rezultati nuk është tregues i vërtet i lojës së Realit.


Lajmet e fundit rreth La Ligas
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth La Ligas

“Realit është vështirë që t’ia merrni topin, është mrekulli kur ata e humbasin topin dhe ne kemi bërë impenjim të madh para lojtarëve si Isco, Modric, Casemiro dhe Kovacic”.

“Reali kurrë nuk luan keq, ne ishim shumë të mirë. Ata kanë ndeshjen me Barcelonën dhe po përgatiten për Superkupën”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/