LAJMI I FUNDIT:

Grujovski dhe Boshkovski në arrati?

Grujovski dhe Boshkovski në arrati?

Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët policia dje duheshte ti arestojë sipas të gjitha indikacioneve janë në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur policia ka arritur te shtëpitë e tyre me urdhër për arrest, asnjëri nuk ka qenë aty. Të dytë janë kërkuar në gjashtë-shtatë vende, ku sipas informacioneve operative të MPB-së ato mund të gjindeshin , por kërkimi ka përfunduar pa rezultat.


Kjo vjen pasi që këshilli pesë anëtarësh i Gjykatës Supreme dje ka sjell vendim me të cilin janë refuzuar ankesat e Grujovskit dhe Boshkovskit dhe me këtë e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit për paraburgim 30 ditor të të dyshuarve në fjalë./Telegrafi/