LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Do të paditen zyrtarët e PDK-së për shpifje (Video)

Ahmeti: Do të paditen zyrtarët e PDK-së për shpifje (Video)

Akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndaj zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, po i cilëson si shpifje.

Ahmeti në një intervistë për Telegrafin tha se zyrtarët e PDK-së, “do të paditen për shpifje”.

“Ata edhe gjatë vitit të kaluar e patën thirr një konferencë në të cilën i kanë plasuar këso shpifjesh. Vazhdojnë me akuza. Kanë filluar nëpër rrjete sociale një fushatë të shpifjeve, duke targetuar individë të caktuar. E qesin Ganimetën me e akuzu Dardan Sejdiun për nënën e tij. Më pas bëjnë akuza ndaj Dardan Molliqajt. Ata këto akuza po i bëjnë se janë në siklet në nivelin qendror”, ka shtuar Ahmeti.


Sipas tij, kontratat mbi vepër janë të sanksionuara me ligj – janë të lejuara, duke shtuar se “është e lejuar posaçërisht për punët që kryejmë më rrallë”.

“Në 2013-tën kur kemi fituar në komunë, VV-ja i ka pas 15 mijë vota në Prishtinë. Gjashtë muaj pas asaj – në zgjedhjet e vitit të kaluar – shkuam në 25 mijë vota. Në zgjedhjet e 11 qershorit i kemi 45 mijë në Prishtinë. Nuk ka subjekt që e ka pasur këtë numër të votave”, ka shtuar ai.

Sipas tij, qytetarët i kanë 12 premtimet në xhep dhe mund ta vlerësojnë se sa kanë punuar.

“Përkundër bllokadës, në arritëm ta bëjnë reformën në transportin publik, duke i sjellë autobusët. Diku 95 për qind e Prishtinës, furnizohet 24 orë më ujë të pijshëm. Është dyfishuar numri i çerdheve, dhe është përmirësuar dukshëm çdo gjë”, ka theksuar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori