LAJMI I FUNDIT:

Konstituimi i Kuvendit, ‘peng’ i presidentit

Konstituimi i Kuvendit, ‘peng’ i presidentit

Koalicioni fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK-AAK-Nisma (PAN), nuk i ka numrat e nevojshëm për formimin e institucioneve, prandaj edhe po zvarritet mbajtja e seancës konstituive e Kuvendit.

Kështu thonë për gazetën “Zëri” njohësit e çështjeve politike në vend.


Ndërkohë, deputetë nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe nga koalicioni LAA kanë akuzuar presidentin Thaçi se po i bën argat PAN-it, duke mos thirrur seancën.

Sipas tyre, nuk ka kurrfarë arsye për shtyrje të seancës konstituive, prandaj kjo duhet të bëhet sa më parë.

E përfaqësues të koalicionit PAN, megjithëse më herët kishin deklaruar se kjo seancë do të mbahet më 28 korrik, tani thonë se nuk e dinë kur do të mbahet seanca konstituive pasi askush nuk i ka lajmëruar ende asgjë.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se PAN-i i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe ky nuk është problemi për shtyrjen e seancës.

“Sa i përket datës së seancës unë nuk e kam parasysh se cilën ditë do të jetë, sepse deri më tani nuk kam asnjë njoftim, por ajo që është e rëndësishme është të bëhet regjistrimi i deputetëve sepse akoma nuk është bërë”, ka thënë ai. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori