LAJMI I FUNDIT:

Amanatidis: Maqedonia të hapë procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit

Amanatidis: Maqedonia të hapë procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit

Zv. ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, Ioannis Amanatidis, ka deklaruar se Greqia e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e organizatave ndërkombëtare, si OKB-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtonë se Greqia mbronë interesat kombëtare në këtë kontekst. Duke folur për Maqedoninë, Amanatidis edhe njëherë konfirmoi qëndrimin e Athinës se ”Greqia dëshiron qëndrueshmëri dhe mbajtje të kohezionit të vendit dhe ishte e vetmja e cila nuk ndërhyri në punët e brendshme gjatë krizës jo shumë të largët”.

Mirëpo, zv. ministri grek thotë se Maqedonia duhet që ta braktisë iredentizmin, që sipas tij, te gjeneratat e reja krijon frikë ndaj Greqisë.


Amanatidis thotë se zgjidhja e problemeve fillimisht varet nga zhvillimi i kulturës së kompromisit dhe pajtimit nga ana e fqinjëve të Greqisë, Shkupit. Nga Selaniku, Amanatidis i bën thirrje Shkupit që të mos mbetet vetëm në nivel komunikimi, por të kërkojë mënyra për të hapur procesin për të gjetur një zgjidhje për emrin./Telegrafi/