LAJMI I FUNDIT:

Kush do t’i shkojë Thaçit nesër në takim?

Kush do t’i shkojë Thaçit nesër në takim?

Presidenti Hashim Thaçi, ka thirrur në takim të gjithë liderët e partive politike për ta diskutuar datën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Takimi do të mbahet nesër, por duket se aty do të jenë vetëm liderët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe i nomoniuari për kryeministër Ramush Haradinaj.

Kështu së paku ka thënë nënkryetari i kësaj partie Memli Krasniqi.


“Mundem ta konfirmoj se ne si PDK do marrim pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti”, ka thënë ai.

Por njëjtë nuk do të veprojnë Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se këto takime janë të panevojshme.

“Si lider i LDK-së nuk do të marr pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti, sepse konsideroj që takimet e tilla janë të panevojshme dhe se ato po krijojnë hapësirë për huti dhe konfuzion dhe për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputet nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre”, tha Mustafa.

Ngjashëm është shprehur edhe Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.

“Presidenti i vendit bën mirë që të thërrasë seancë konstituive dhe jo takime të tillë të cilat janë të panevojshme. Vetëvendosje e ka shqyrtuar ftesën e Presidentit dhe nuk do të marrim pjesë në këtë takim”, tha Haxhiu, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, takimi konsultativ i thirrur nga Presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet nesër orën 10:00, në Kuvendin e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori