LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje nuk do ta votojnë Veselin për kryetar të Kuvendit

Vetëvendosje nuk do ta votojnë Veselin për kryetar të Kuvendit

Koalicioni PAN, si koalicion fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit ka të drejtën që në seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, të propozojë kandidatin për kryetar të Parlamentit.

Ashtu siç edhe po flitet nëpër media, kandidati i mundshëm për kryetar Kuvendi nga koalicioni PAN do të jetë Kadri Veseli.


Në lidhje me këtë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kadri Veseli është figurë përçarëse dhe jo i denjë për Kryeparlamentar.

Ajo bëri të ditur që kryetari i Kuvendit duhet të jetë një figurë që përfaqëson unitet.

Sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës duhet të mendoj një kandidat të denjë për Kryeparlamentar, e jo Veselin.

”Nuk do ta votojmë një figurë siç është Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit, duhet të jetë një figurë që përfaqëson unitet dhe jo një figurë përçarëse siç është Veseli”,ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit konsultativ që do të mbahet të hënën me partitë politike pritet që të thërras mbajtjen e seancës së parë konstituive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në bazë të nenit 7 të Rregullores së Kuvendit, Presidenti i vendit ka afat 30 ditë nga shpallja e rezultateve që të thërras mbledhjen konstituive, përkatësisht deri më 10 gusht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori