LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy C7 vjen me dy kamera

Samsung Galaxy C7 vjen me dy kamera

Sipas një spekulimi të ri thuhet se Samsung Galaxy C7 (2017) do të shfaqë një konfigurim të dyfishtë kamerash. Thashethemet vijnë në formën e cicërimës nga një lajmëtari kinëz që vjen me nofkën @mmddj_china në Twitter.

Në cicërrimë thuhet se C7 (2017) është pajisja e katërt me kamerë të dyfishtë që gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut pozhvillon – tre të tjera janë Galaxy C10, Galaxy J7 (2017) dhe Galaxy Note8.

Cicërima gjithashtu thotë se pajisja do të nisë së shpejti. Kjo mund të jetë e vërtetë, në rast që telefoni celular është tashmë i certifikuar nga SIG Bluetooth si dhe WiFi Alliance (WFA).