LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon ambasadorin hungarez, bisedojnë për formimin e institucioneve

Haradinaj takon ambasadorin hungarez, bisedojnë për formimin e institucioneve

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz.

Me ambasadorin hungarez Haradinaj ka shkruar se ka biseduar për krimin e institucioneve të Kosovës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:


Sot prita në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedova për procesin e krijimit të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës.

Biseduam edhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës dhe Hungarisë, si dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e integrues të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.