Për shumë nga të famshmit e Estradës Shqiptare, viti 2017 ka qenë një mrekulli.
Ngjarjet në jetën e tyre personale ishin të shumta, kjo pasi shumica e tyre u bënë prindër për herë të parë.
Ndonëse të angazhuar tashmë si prindër, kjo nuk i pengoi ata aspak që të jenë aktivë në muzikë, kjo pasi një pjesë e mirë e tyre sollën edhe projekte të reja.
Telegrafi në vazhdim ju prezanton me disa nga yjet e estradës, të cilët u bënë prindër për herë të parë këtë vit:
Majk
Reperi Majk u bë baba për herë të parë këtë vit në datën 19 të muajit mars, kur e dashura e tij solli në jetë një djalë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Roan. Ndonëse për shumë kohë ish-çifti hasën në probleme me njëri-tjetrit, duket se është pikërisht Roani ai i cili po i bënë bashkë ata, së paku në shëtitjet e përditshme.
Ryva Kajtazi
Këngëtarja Ryva Kajtazi dhe bashkëshorti i saj Fidani në datën 11 prill të 2017-s janë bërë prindër gjithashtu. Ryva solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Dorela, teksa së fundmi, Ryva ka organizuar edhe një festë për të voglën e saj, ku prezentë ishin shumë fytyra të njohura publike.
Adelina Ismaili
E emëruar nga publiku si Diva, këngëtarja Adelina Ismaili më datë 18 prill të këtij viti solli në jetë një djalë, duke marrë kështu për herë të parë epitetin nënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj vendosën që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin Uliks, një emër me domethënie të vjetër nga kultura greke.
Tuna
Çifti i i njohur Tuna dhe Patris Berisha këtë vit u bënë prindër për herë më datën 2 maj 2017. Tuna lindi në Shkup, ndërsa djalin çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin Tian. Familja janë vendosur së bashku në një apartament në Prishtinë.
Albatrit Muqiqi
Këngëtari Albatrit Muqiqi në datën 8 maj 2017 është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Egzona Brahimaj solli në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Amelia. Tani më ata jetojnë së bashku në Prishtinë.
Besart Halimi
Edhe këngëtari Besart Halimi këtë vit u bë baba për herë të parë. Më datën 26 maj bashkëshortja e tij Ilirjana Podrimaj lindi një vajzë, së cilës çifti ia vunë emrin Kaia, një emër i njëjtë me atë që bartë vajza e çiftit të njohur Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina.
Këta ishin yjet e estradës që këtë vit për herë të parë u bënë prindër, ndërsa nga emrat që së shpejti presin të bëhen prindër janë: Arta Bajrami, Bubulina Krasniqi etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'