LAJMI I FUNDIT:

United nën presion, Perisic në shitje vetëm edhe 24 orë

United nën presion, Perisic në shitje vetëm edhe 24 orë

Manchester United është nën presion për të nënshkruar me anësorin e Interit, Ivan Perisic, gjatë 24 orëve të ardhshme.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Interi thuhet se kërkon 44 milionë funte për reprezentuesin e Kroacisë dhe ka lëshuar një ultimatum tek Unitedi.

Gjigantët e Serie A i kanë thënë Djajve të Kuq se kanë afat deri nesër (e premte) për të përfunduar një marrëveshje për Perisic në tarifën e dakorduar.


Megjithatë, nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ata do të fillojnë bisedimet me 28-vjeçarin për një kontratë të re pesëvjeçare me vlerë prej 67,000 funte në javë.

Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti thuhet se është i interesuar të mbajë ish anësorin e Wolfsburgut. /Telegrafi/