LAJMI I FUNDIT:

Perisic nuk largohet, Interi ia rrit pagën

Perisic nuk largohet, Interi ia rrit pagën

Tashmë nuk flitet për një largim të Ivan Perisicit nga Interi, por për rinovim të kontratës së tij. 

Anësori sulmues ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United, por anglezët nuk janë takuar me kryesinë e Nerazzurrëve për të pyetur për çmimin.

Sipas Gazzetta dello Sport, United e di që për Perisicin duhet të bëjnë ofertë prej 50 milionë eurove deri më 1 korrik, pasi nëse kalon kjo datë nuk është më në shtije.


Interit i duhen 30 milionë euro për tu barazuar me Financial Fair Play, dhe 9 milionë i kanë siguruar me shitjen e Ever Banegas.

Për këtë Interi është duke menduar që ta rinovojë kontratën me kroatin.

Paga e tij aktuale është 3.5 milionë euro në vit dhe me të renë pritet të marr 4 milionë euro plus edhe bonuset. /Telegrafi/