LAJMI I FUNDIT:

Mustafa ngushëlloi familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës

Mustafa ngushëlloi familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës, veprimtar i dalluar dhe babai i heroit të Kosovës, Nuhi Berisha.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:


“E nderuara Familje Berisha,

Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Rexhep Berisha.

Duke qenë babai i Nuhi Berishës, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës në luftën për liri, Rexhep Berisha ishte njëkohësisht figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës dhe Kosovës në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e synimeve kombëtare.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Familjen Berisha, për Gjilanin e më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën Familja Berisha kontribuoi aq shumë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori