U ofroi ryshfet policëve, deklaratë interesante e të akuzuarit: Isha pak i dehur
Lulzim Lalinovci i akuzuari për dhënie ryshfeti zyrtarëve policorë nuk e pranoi fajësinë, ndërsa deklaroi se ishte pak i dehur.
Lulzim Lalinofci që doli para gjyqit ngase sipas prokurorisë u ofroi ryshfet zyrtarëve policorë 50 euro për mosshqiptim të një gjobe për tejkalim shpejtësie, nuk e pranoi fajësinë për kryerjen e kësaj vepre penale.
“Ka qenë keqkuptim, kam qenë edhe pak i dehur“, tha i pandehuri Lalinofci, shkruan kallxo.com.
Kryetari i trupit gjykues Hamdi Ibrahimi ia tërhoqi vërejtjen të akuzuarit se fakti që ishte pak i dehur nuk e lironte nga përgjegjësia për këtë vepër penale, sidomos pasi Lalinofci e pranoi vetë që kishte dalë në rrugë i dehur.
Teuta Zhinipotoku, avokatja e Lulzim Lalinofcit kërkoi nga prokurorja Dulina Hamiti marrëveshje për pranim fajësie, ose dënim të të mbrojturit të saj me gjobë, por prokurorja nuk e pranoi këtë kërkesë të avokates, pasi Lalinofci u deklarua i pafajshëm.
Sipas aktakuzës, Lalinofci ishte ndaluar nga policia në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj në Komunën e Graçanicës për tejkalim shpejtësie, derisa po voziste makinën e tipit VW “Passat” me ngjyrë të kaltër.
Prokuroria pretendon se derisa zyrtarët policorë e kishin ftuar Lalinofcin për t’ua dhënë të dhënat e tij personale për t’ia shqiptuar dënimin, tash i akuzuari ua kishte ofruar 50 euro, duke u kërkuar që ata t’i marrin paratë e të mos shkruajnë asgjë.
Policët e Njësisë Regjionale të Trafikut të Fushë-Kosovës Nexhmi Qyqalla, Ruzhdi Ramadani e Ervin Kaja ia kishin tërhequr vërejtjen Lalinofcit, por ai kishte vazhduar t’ua ofronte paratë.
Këtë kartëmonedhë pastaj policët e kishin konfiskuar, ndërsa rasti i Lalinofcit për dhënie ryshfeti kishte shkuar në gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251