LAJMI I FUNDIT:

Deklarata qesharake e futbollistit serb: Messi dhe Ronaldo nuk do të kishin vend te ekipi i Besiktasit

Deklarata qesharake e futbollistit serb: Messi dhe Ronaldo nuk do të kishin vend te ekipi i Besiktasit

Mbrojtësi i Besiktasit, Dusko Tosic, është i bindur se nuk do zëvendësonte asnjërin prej bashkëlojtarëve të tij me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin te kampioni turk, madje duke shtuar asnjëherë nuk i ka lënë përshtypje superylli i Real Madridit.

Dy superyjet e futbollit modernë i kanë fituar nëntë Topa të Artë në vitet e fundit dhe konsiderohen të pakonkurrencë në fushën e futbollit, mirëpo Tosic para tyre preferon lojtarë, si Ryan Babel, Ricardo Quaresma, Cenk Tosun e Vincent Aboubakar.

“Nuk do ta zëvendësoja asnjërin te Besiktasi me Messin apo Ronaldon. Më pëlqejnë bashkëlojtarët e mi dhe skuadra ime”.


“Veç kësaj, kam luajtur kundër Ronaldos në të kaluarën dhe nuk më ka lënë përshtypje. Ai luante sikur të mos ishte aty”, ka deklaruar Tosic për Fanatik.

Kujtojmë se Besiktasi e përfundoi sezonin 2016/2017 me katër pikë më shumë se Istanbul Basaksehir për ta fituar titullin e 15-të të kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Kalo në kategori