LAJMI I FUNDIT:

Atletico, 30 mln euro për Diego Costën

Atletico, 30 mln euro për Diego Costën

Diego Costa nuk është më në planet e trajnerit Antonio Conte dhe nuk i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Atletico Madrid nuk dëshiron që të lërë t’i shpëtojë nga duart ky rast dhe do të tentojë të kthejë sulmuesin në kryeqytetin spanjoll.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, drejtuesit e “Los Colchoneros” shumë shpejt do të bëjnë një ofertë për futbollistin prej 30 milionë eurosh, shifër kjo që është 10 milionë euro më e vogël në krahasim me shifrën e paguar nga Chelsea për blerjen e tij në vitin 2014, transmeton tch.


Atletico është e ndëshkuar me bllokimin e merkatos, por drejtuesit e kësaj skuadre i kanë tashmë dy propozime për të zgjidhur këtë problem.

Së pari, Atletico do të kërkojë që Diego Costa të qëndrojë në “Stamford Bridge” deri në janar të vitit 2018, kur edhe përfundon dënimi. Së dyti, Atletico do të përfshijë në propozimin e tij edhe një pikë që do të pengojë Chelsean të regjistrojë Diego Costën në ndeshjet e Champions League, në mënyrë që në muajin janar ai të mund të luajë në fazën e dytë të këtij kompeticioni me fanellën e Atleticos.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori