LAJMI I FUNDIT:

PSG interesohet për Cuadradon

PSG interesohet për Cuadradon

Paris Saint-Germain i është afruar Juventusit me një propozim për Juan Cuadrado, por çmimi i kërkuar është 30 milionë euro.

Sipas Calciomercato.com, gjigantët francezë bënë disa hetime fillestare, pasi Cuadrado nuk konsiderohet më i rëndësishëm për trajnerin Massimiliano Allegri.

Beppe Marotta nënvizoi se Juventusi ishte duke vlerësuar situatat e disa lojtarëve, për shembull Mario Lemina, Stefano Sturaro, dhe Cuadrado.


Nëse PSG do anësorin do të duhet të paguajnë në rajonin prej 30-35 milionë euro për reprezentuesin kolumbian.

Ka pasur tashmë raporte në The Sun që Arsenali pa ofertën e tyre prej 20 milionësh për Cuadrado të refuzuar më parë këtë javë.

Bardhezinjtë kanë paguar gjithsej 25 milionë euro për ta nënshkruar me të nga Chelsea. /Telegrafi/