LAJMI I FUNDIT:

Secili klub që e do Ronaldon duhet t’i ketë gati 400 milionë euro

Secili klub që e do Ronaldon duhet t’i ketë gati 400 milionë euro

Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do të largohet nga Real Madridi.

Ylli portugez edhe pse 32 vjeç tani është në kulmin e formës së tij dhe këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e tij në Kupën e Konfederatave me Portugalinë.

Real Madridi nuk do të pranojë ofertë nën 180 milionë euro për kartonin e lojtarit.


Manchester United dhe PSG janë dy skuadrat e mundshme të lojtarit që kanë fuqi financiare për ta ofruar.

Por për ta pasur sulmuesin në mesin e tyre çdo klub duhet të këtë të ndara 400 milionë euro për kartonin dhe pagat e tij.

Ronaldo është lojtari më i paguar në Evropë dhe më fitimprurësi. /Telegrafi/