Avokati i Popullit ka publikuar sot Raportin me rekomandime lidhur me faturimin që iu bëhet qytetarëve të Kosovës për energjinë elektrike të shpenzuar në veri të vendit.
Pas konfirmimit që Avokati i Popullit ka marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), që energjia e shpenzuar në veri u faturohet qytetarëve në pjesët tjera të vendit, si dhe pas komunikimit me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, respektivisht Departamentit të Energjisë dhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, lidhur me çështjen në fjalë, ka konstatuar se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi që e rregullojnë sektorin e energjisë elektrike, si dhe në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
Po ashtu, me këto veprime cenohen edhe dispozitat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që kanë të bëjnë me të drejtën për të mos u diskriminuar dhe të drejtën pronësore.
Avokati i Popullit ka rekomanduar që: ZRRE urgjentisht të ndalë praktikat e kundërligjshme të faturimit të energjisë elektrike të shpenzuar në veri të Republikës së Kosovës tek konsumatorët në pjesën tjetër të vendit;
Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ZRRE-në dhe KEDS-in, të gjejë një mënyrë alternative për t’iu shmangur humbjeve në veri të vendit, duke trajtuar të gjithë konsumatorët në mënyrë të barabartë sipas normave kushtetuese dhe ligjore kundër diskriminimit;
ZRRE-ja, në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë, të nxjerrë një vendim, me anë të të cilit do të miratohej zbritja e tarifave deri në atë masë që do të mundësonte kompensimin e konsumatorëve të cilët, padrejtësisht, janë faturuar, dhe vazhdojnë të faturohen, për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore.
Raporti me rekomandime, në formatin e tij të plotë, u është përcjellë sot autoriteteve përgjegjëse dhe i njëjti do t’i përcillet Qeverisë që do të dal nga zgjedhjet e fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron