LAJMI I FUNDIT:

Triumf bindës i Shqipërisë ndaj Izraelit (Video)

Triumf bindës i Shqipërisë ndaj Izraelit (Video)

Shqipëria ka bërë një lojë fantastike në triumfin prej 3-0 kundër Izraelit në ndeshjen e zhvilluar Sammy Ofer Stadium në Haifa.

Ishte një gjysmë e parë mbresëlënëse e Kuqezinjve, në të cilën ata i shënuan dy gola.


Armando Sadiku ishte protagonisti i dyfishtë në këtë pjesë lojë, pasi e gjeti dy herë rrjetën (22’ dhe 44’).

Skuadra mysafire realizoi edhe një gol në pjesën e dytë me anë të Ledian Memushajt (71’).

Kjo është fitorja e tretë e Shqipërisë në Grupin G, ndërsa ka edhe po aq humbje – do të thotë numëron nëntë pikë.

Pas xhiros së gjashtë, Kombëtarja jonë pozicionohet në vend të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Izraelin që është një vend më poshtë.

Dy vendet e para në këtë grup mbahen nga Spanja dhe Italia që numërojnë nga 16 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori