LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Schick te Juventusi

E kryer, Schick te Juventusi

Juventusi ka rënë dakord me Sampdorian dhe Patrik Schick, kështu që ai është nënshkrimi i tyre i parë i verës.  

Sulmuesi çek ishte një sensacion në sezonin e tij të debutimit në Serie A, së pari si një super-zëvendësues dhe pastaj shtyu Luis Murielin në stol në javët e fundit.


Juventusi, 128 milionë eurot e fituara nga Liga e Kampionëve i investon në pesë blerje të mëdha (Foto)
Lexo po ashtu Juventusi, 128 milionë eurot e fituara nga Liga e Kampionëve i investon në pesë blerje të mëdha (Foto)

Është e njohur se Juventusi ishte në negociata të avancuara me klubin dorian dhe lojtarin, por sot ka pasur një zbulim të madh.

Sipas Gazzetta dello Sport, përfaqësuesit nga të dyja klubet u takuan gjatë takimit të Serie A për të diskutuar të drejtat e TV dhe ishte aty takimi ku u shtrënguan duart për një transferim me vlerën e 25 milionë eurove.

Schick do të ishte nënshkrimi i parë formal për sezonin e ri, por ende mund të qëndrojë në Sampdoria në huazim edhe për një sezon tjetër për të gjetur besimin e tij dhe kohën e rregullt të lojës. /Telegrafi/