Gjatë fushatës zgjedhore nëpër rrjete sociale janë shpërndarë lajme të rrejshme dhe linçuese për parti të caktuara. Zyrtarë të LDK-së, si dhe vetë kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që kjo fushate linçuese të hetohet nga organet e drejtësisë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për këto lajme që janë shpërndarë gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.
“Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njesitë relevante policore”, konfirmon policia.
Siç njofton policia, Gazeta Kosova Sot ka paraqitur në polici rastin e lajmeve të rrejshme me llogon e kësaj gazete.
“Prishtinë 29.05.2017-NN. Me 09.06.2017 ankuesja femër K/Shqiptare, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur emrin dhe llogon e Gazetës Kosova Sot dhe janë duke shpërndarë lajme të rrejshme në disa vebfaqe. Po ashtu rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njësite relevante policore”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Express.
Në raportin e policisë thuhet se edhe dikush tjetër ka kërkuar që lajmet e rreme të thirrura në emër të një portali tjetër të hetohen nga policia.
“Prishtinë 08.06.2017-21:30. Me 09.06.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur në mënyrë të rrejshme duke u thirrur në emër të portalit, kanë publikuar lajme lidhur me aktivitetet politike-zgjedhore. Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njesite relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa LDK-ja, lajmin e rremë se kinse Avdullah Hoti është takur me kryetarin e PDK-së, e ka cilësuar të qëllimshëm për t’ia dëmtuar imazhin Hotit një ditë para zgjedhjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'