LAJMI I FUNDIT:

Sezoni i ri, qëllimi i njëjtë – Ky është plani për suksesin e Cristianos

Sezoni i ri, qëllimi i njëjtë – Ky është plani për suksesin e Cristianos

Zinedine Zidane do të shikojë mundësinë për të përsëritur menaxhimin e suksesshëm të kohës se luajtur të Cristianos siç bëri në këtë sezon, duke e pushuar në disa ndeshje edhe në sezonin e ri me të vetmin qëllim që Ronaldo të arrijë në fund të sezonit në kulmin e tij, kohë kjo kur vendoset fati për trofetë e mëdhenj.

Në verën e 2016, trajneri u ul sebashku me CR7 dhe vendosi që do të ishte më mirë për portugezin të pushonte disa ndeshje për ta mbajtur atë të freskët dhe të gatshëm për momentet vendimtare të sezonit – një vendim që rezultoi shpërblime të mëdha pasi Reali fitoi La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Zidane dhe Ronaldo kanë arritur në përfundimin se që Real Madridi të fitojë trofe të mëdhenj, nuk është e nevojshme që portugezi të luajë në çdo ndeshje, por rëndësia e tij te shihet tek ndeshjet e mëdha.


Gjatë verës, Ronaldo do t’i jepet një muaj pushim pas përfundimit të përfshirjes së Portugalisë në Kupën e Konfederatave, e cila do të përfundojë më 2 korrik.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, sulmuesi i Real Madridit do ta mbërrijë sezonin e parë te tij në gjendje të plotë dhe të mos ketë nevojë për të vazhduar rikuperimin nga lëndimi, që do të thotë se ai do të jetë i gatshem per fillimin e sezonit 2016/17.

Për shkak të kohës së tij të pushimit dhe pjesëmarrjes së Portugalisë në Kupën e Konfederatave, Ronaldo nuk pritet të bashkohet me skuadrën madrilene gjatë turit te tyre në SHBA, që do të thotë se me siguri do ta humbasë ndeshjen e Los Blancos kundër Barcelonës në Miami më 29 korrik.

Mundësia e mundshme është se ndeshja e tij e parë pas pushimit do të jetë përseri ndaj Barcelones në Superkupen e Spanjes që zhvillohet në Camp Nou.

Në trend Sport

Më shumë
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë

Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë

Përfaqësueset
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

La Liga
Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Red Bull do ta blejë një klub tjetër pak orë pasi konfirmuan Jurgen Kloppin

Ndërkombëtare
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Premier League
Respekti mes Modric dhe Iniestas iu bën përshtypje tifozëve

Respekti mes Modric dhe Iniestas iu bën përshtypje tifozëve

La Liga
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand

Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand

Premier League
Kalo në kategori