LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë reformat e brendshme në OBRM-PDUKM

Fillojnë reformat e brendshme në OBRM-PDUKM

Edhe në OBRM-PDUKM do të ketë reforma të brendshme. E besuat apo jo! Këtë iniciativë e ka nisur Aleksandar Mihajllovski i cili e ka inicuar të ashtuquajturën ”Shtabi Republikan për demokratizimin e OBRM-PDUKM-së”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj iniciative të Mihajllovskit, hapi i parë për demokratizim të partisë pason ndryshimi i statutit të partisë që do të kthejë votën e fshehtë për të zgjedhur organet e partisë.


Me këtë reformë ai beson se do të fitojë besimin e liderit aktual, Nikolla Gruevski.

Me këtë, nënkuptohet se brenda partisë do të ketë përçarje. /Telegrafi/