LAJMI I FUNDIT:

Rashkajt flet për rikthimin dhe takimin me Turqinë

Rashkajt flet për rikthimin dhe takimin me Turqinë

Ai e nisi aventurën për Kosovën si kapiten i saj. Mesfushori organizator me tipare sulmuese, Anel Rashkaj, u bë kapiteni i parë i Kosovës në përballjen ku Kosova kishte barazuar me Haitin 0-0 në Adem Jashari të Mitrovicës, kur u pranua të luajë vetëm ndeshje miqësore nga FIFA.

Rashkaj pësoi rënie në karrierë dhe nuk arriti të shijojë Kosovën si pjesë e plotë e UEFA-së dhe FIFA-së.

Mirëpo, selektori Albert Bunjaki e kishte parasysh mesfushorin dhe me të treguar veten në ekipin e ri, Eskilstuna City, Vasby, 27 vjeçari morri ftesën menjëherë për përballjen kualifikuese ndaj Turqisë, të dielën më 11 qershor.


“Shumë është ndjenjë e mirë të jem pjesë e përfaqësueses. Posaçërisht tash, kur lojtarëtjanë të një niveli më të lartë. Gjithashtu, tash ndeshjet janë kualifikuese dhe është situatë krejt tjetër me atë që ka qenë më parë,” ka thënë Rashkaj, në një bisedë ekskluzive me Borozani.com, disa ditë para përballjes ndaj Turqisë.

Mirëpo, Rashkaj 27 vjeç si zakonisht është treguar modest. Ai nuk ka thënë as po, e as jo për dëshirën e tij për të luajtur në 11-she të parë të Kosovës. “Nuk e di. Aty vendos trajneri. E imja është të kryejë punën time në stërvitje pastaj trajneri vendos për atë punë,” ka thënë shkurt ai. Sidoqoftë, sa i përket stërvitjeve në Agron Rama të Obiliqit, Rashkaj ka vërejtur vështirësi në këtë terren jo të mirë dhe ka thënë se shihet si një terren i lehtë për lëndime

“Stërvitjet janë duke kaluar mirë. Edhe unë jam në gjendje të mirë fizike. Por, mendoj që fusha nuk është optimale për të treguar cilësi dhe njashtu është e rrezikshme për lëndime potenciale, prandaj shpresoj që të merren masa për të mirën e përfaqësueses dhe të lojtarëve në përgjithësi,” ka shtuar Rashkaj në fund.

Kosova pret Turqinë më 11 qershor në Loro Boriçi të Shkodrës. Derisa Kosova ka 1 pikë të fituar deri në tani nga 5 ndeshje kualifikuese, Turqia ka 8, ndërsa ka mposhtur Kosovën në përballjen e zhvilluar në Antalya, 2-0.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi mbajti bisedime të brendshme për yllin e Leverkusenit përpara se të vendoste kundër nënshkrimit të tij

Real Madridi mbajti bisedime të brendshme për yllin e Leverkusenit përpara se të vendoste kundër nënshkrimit të tij

Pogba ka filluar tanimë negociatat me klubin e ri pasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi

Pogba ka filluar tanimë negociatat me klubin e ri pasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi

Serie A
Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Rudiger emëron lojtarin më të nënvlerësuar në histori të futbollit

Premier League
Me largimin e Begiristain, Man City alarmohet për Guardiolan

Me largimin e Begiristain, Man City alarmohet për Guardiolan

Premier League
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025

La Liga
Rikuperimi po shkon për mrekulli, mësohet data se kur do të kthehet Araujo

Rikuperimi po shkon për mrekulli, mësohet data se kur do të kthehet Araujo

La Liga
Kalo në kategori