Bashkimi Evropian shpreson që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë një marrëveshje në samitin e 12 korrikut në Itali, për të krijuar një treg të përbashkët rajonal që mund të realizohet brenda një viti, në përpjekjen e fundit të bllokut për riangazhimin e rajonit.
BE-ja është tejet energjike për të treguar se mbetet e angazhuar në rajonin e Ballkanit, pavarësisht “armiqësive” të brendshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të unionit pas viteve të fundit të krizës ekonomike, papunësisë së lartë dhe rritjes së euroskeptikëve apo partive populiste.
“Tregu i përbashkët i Ballkanit Perëndimor, që do të hiqte pengesat tregtare, do të prezantonte rregulla të standardizuara për bizneset dhe do të eliminonte pengesat për të punuar kudo në rajon, do të ndërtohet mbi marrëveshjen ekzistuese rajonale të tregtisë së lirë”, tha Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili mbikëqyr përpjekjet për anëtarësim në BE të këtyre vendeve.
“Ne shpresojmë të marrim miratimin për këtë treg në samitin e Triestes”, tha Hahn për takimin e ardhshëm e të përvitshëm të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat vuajnë ende hijet e luftërave të viteve ’90 dhe janë të rrënuar nga ndasitë politike e etnike, shpresojnë që të gjitha t’i bashkohen Bashkimin Evropian. Këtu bëjnë pjesë, veç Shqipërisë e Kosovës, edhe Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
BE-ja e sheh tregun e përbashkët të 20 milionë banorëve, pjesë e këtyre shteteve, si një mënyrë për të forcuar ekonominë e Ballkanit, të ulë tensionet etnike, të kundërshtojë ndikimin rus dhe të ripërtërijë synimin e rajonit për t’iu bashkuar bllokut.
Hahn tha se tregu i përbashkët do t’i ndihmojë këto shtete të përgatiten për tregun e vetëm e të përbashkët të BE-së, që eliminon barrierat për tregtinë anembanë vendeve të unionit, e duke iu ofruar qasje të lirë konsumatorëve.
“Kjo është një përpjekje për të krijuar një atmosferë pozitive në Ballkan, e gjithashtu për të krijuar mundësi të reja biznesi. Sigurisht që është e arritshme”, tha Hahn, i cili theksoi më tej se çdo marrëveshje nuk do të hiqte të gjitha pengesat tarifore, sepse Kosova mbështetet te të ardhurat nga detyrimet doganore për 1/3-tën e të ardhurave të saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj