LAJMI I FUNDIT:

Marseille dhe Lyoni befasohen nga çmimi që Unitedi i ka vendosur Januzajt

Marseille dhe Lyoni befasohen nga çmimi që Unitedi i ka vendosur Januzajt

Adnan Januzaj është mes katër rrugëve dhe tashmë është në kërkim të një klubi ku të rindërtojë karrierën e tij nga e para, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit.

Talenti i cili mendohej se do të bëhej ylli i ardhshëm i futbollit botëror, pas dështimit te Manchester United, Borusia Dortmund dhe së fundmi Sunderland ku nuk arriti të linte shenjë edhe pse luante rregullisht, duhet të gjejë një sistemim të ri.


Bunjaki: Januzaj nuk vjen te Kosova
Lexo po ashtu Bunjaki: Januzaj nuk vjen te Kosova

Jose Mouringo, pasi e kaloi te ekipi i dytë në verën e kaluar, nuk ma ndër mend të mbajë futbollistin dhe e ka nxjerrë në shitje. Por, ta shesë atë nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë, transmeton PanoramaSport.

Ndonëse cilësohet si një nga zhgënjimet më të mëdha futbollistike të viteve të fundit, Unitedi i ka vënë një shifër të lartë kartonit të Januzajt.

Për të janë interesuar francezët e Olympique de Marseille dhe Lyonit. Por dy klubet kanë mbetur të shtangura kur kanë mësuar se për të blerë Januzajn do të duhet të shpenzojnë një shifër mes 10 dhe 15 milion paund.

Askush nuk e do Januzajn: Unitedi e huazon, tifozët e Sunderlandit e fishkëllejnë, ai ka dashur të jetë lojtar i madh, por nuk ka shënuar asnjë gol gjithë sezonin!
Lexo po ashtu Askush nuk e do Januzajn: Unitedi e huazon, tifozët e Sunderlandit e fishkëllejnë, ai ka dashur të jetë lojtar i madh, por nuk ka shënuar asnjë gol gjithë sezonin!

Sipas The Times, të dy klubet kanë vendosur të mos nguten në këtë pikë me futbollistin, të bindur se vlera e tij mund të bjerë ndjeshëm meqë Special One nuk ka ndër mend ta marrë me vete atë as për fazën përgatitore të sezonit të ri.