LAJMI I FUNDIT:

Jardim: Interi më bëri ofertë, por e refuzova

Jardim: Interi më bëri ofertë, por e refuzova

Leonardo Jardim ka konfirmuar se ai mori një ofertë nga Interi, por preferoi të qëndrojë me Monaco, ndërsa Luciano Spalletti thuhet se do të emërohet nesër si trajner i ri i skuadrës.

Nerazzurrët kishin nevojë për një trajner të ri, pasi kaluan sezonin me Roberto Mancini, Frank de Boer, Stefano Pioli dhe menaxherin e fundit, Stefano Vecchi.


Ish-trajneri i Romës, Spalletti do të nënshkruajë kontratën dyvjeçare me opsionin për të tretën të hënën, duke fituar afërsisht katër milionë euro për sezonin.

Interi arrin marrëveshje me Spallettin, të hënën zyrtarizimi
Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me Spallettin, të hënën zyrtarizimi

Megjithatë, italiani nuk ishte zgjedhja e parë, pasi trajneri i Monacos, Jardim ka konfirmuar se ai ishte kontaktuar nga drejtuesit zikaltër.

“Klubet në Kinë ishin të gatshëm të më mbulonin në ar dhe gjithashtu mora një ofertë nga Interi”, ka thënë Jardim për Telefoot.

“Mendoj se projekti në Monaco ende nuk ka përfunduar”, përcjell Telegrafi.

Histori e jashtëzakonshme - Si u kthye Monaco nga Ligue 2 në skuadrën më të fortë në Francë (Foto)
Lexo po ashtu Histori e jashtëzakonshme - Si u kthye Monaco nga Ligue 2 në skuadrën më të fortë në Francë (Foto)

“Unë së shpejti do të rinovoj kontratën time, ajo do të bëhet zyrtare së shpejti”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Monaco e Jardim fituan titullin e Ligue 1 dhe arritën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori