LAJMI I FUNDIT:

Si u përgjigjet Ymeri komentuesve në FB për çështjen e pronësisë

Si u përgjigjet Ymeri komentuesve në FB për çështjen e pronësisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në mes të aktiviteteve të fushatës ka gjetur kohë që t’i përgjigjet një komentuesi në statusin e tij në rrjetin social Facebook.

Ymeri me modesti, në mënyrë të detajuar ka treguar se për t’u respektuar Ligji për Trashëgiminë, prona do të regjistrohet mes dy bashkëshortëve nëse kjo parti do të vijë në pushtet.

Ky është komenti i plotë i Ymerit teksa i përgjigjet pyetjes së Rudi Metajt:


“Rudi, jam plotësisht dakord me këtë që e thua.

Ne kemi bërë tashmë amendamente në Ligjin për Trashëgiminë lidhur me këtë. Si shembull, para noterit nuk lejohet tërheqja pa personin, në gjyq nuk mjafton vetëm gruaja (e cila po vendoset nën presion) por dhe dëshmitarët, dy sosh që nuk vijnë nga rrehti i ngushtë familjarë. Ka një seri hallkash të zbuluara gjatë këtij procesi që duhet vënë në kontroll.

Ne tash e kemi fokusin te kadastri, kthimin e pronave e kemi më një parakusht, i cili lidhet me vendimet e kohës së Millosheviçit. Çështjet e pronësisë që lidhen me atë periudhë duhet të anulohen me ligj të veçantë.

Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e pronave të shtetëzuara gjatë kohës së Jugosllavisë i janë nënshtruar procesit të privatizimit (ato që kanë qenë të organizuara në kooperativa bujqësore ose që janë nacionalizuar për projekte shoqërore si ndërnarrje për shembull). Hetimi i procesit të privatizimit, një domosdoshmëri që e kemi te masa e parë nga 40 do t’i nxjerrë në pah dhe sanoj një pjesë të konsiderueshme të problemeve pronësore të kësaj natyre”.

Në trend

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori