Para një kohe, Victoria Beckham, njëjtë sikurse shumë prindër tjerë, kishte publikuar një foto ku shihej duke e puthur vajzën e saj në buzë me një mesash që shkruante, “Urime Ditëlindja vajza ime… Të gjithë të duam shumë. Puthje nga mami”, dhe kjo kishte shkaktuar debat anë e mbanë botës.
Çështja është kjo: A është mirë apo keq t’i puthni fëmijët në buzë?
Dr. Charlotte Reznick, psikologe në Universitetin e Kalifornisë, ka thënë se ky fenomen mund të shkaktojë konfuzion te fëmijët, transmeton Telegrafi.
“Nëse filloni t’i puthni fëmijët tuaj në buzë kur janë të vegjël, atëherë kur ndaleni? Kjo është tejet konfuze. Fëmijët rriten dhe nuk qëndrojnë gjithmonë bebe. Kur arrijnë moshën 5 apo 6 vjet, ata janë të vetëdijshëm për trupat dhe seksualitetin e tyre. Pra, ata edhe mund të stimulohen seksualisht nga një puthje në buzë”, ka thënë Reznick.
Për një fëmijë, ky lloj i puthjes është tejet konfuz. Ai i sheh nënën e babanë duke u puthur, pastaj Mami dhe Babi vijnë dhe të njëjtën gjë e bëjnë te fëmija. Pra, kjo mjafton ta bëjë konfuz çdo mendje të re rreth ndjenjave, emocioneve dhe roleve.
Nëse veç e puthni vajzën apo djalin tuaj në buzë, atëherë duhet të dini kur ta ndalni këtë fenomen, edhe pse jo të gjithë fëmijët zhvillohen dhe piqen në të njëjtën kohë – gjë që e bën të vështirë përcaktimin e një moshe kur duhet ta ndalni këtë dukuri.
Sidoqoftë, në anën tjetër, ndryshe nga Reznick, Fiona Martin, psikologe e fëmijëve, nuk pajtohet me atë qëndrim, duke thënë se është absurde të konsiderohet seksuale puthja e fëmijëve me prindër.
“Është normale dhe e shëndetshme t’i shfaqni ndjenja fëmijës suaj. Përmes puthjes kur ata janë të vegjël, ju jeni duke i shfaqur fëmijës tuaj se e doni”, ka shpjeguar ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Zhdukni rrudhat me këtë metodë të cilën e rekomandon ekspertja
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Njollat kafe?
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur