Nga kombëtarja është larguar në të njëjtën ditë me Taulant Xhakën, diçka më shumë se dy muaj më parë.
Të dy të mërzitur me mos aktivizimin preferuan të mos ktheheshin në Tiranë por Amir Abrashi e motivoi vendimin me argumentin se ishte i dëmtuar.
Sot është sërish në kombëtare dhe bashkë me Ergys Kacen ishin të parët që hapën serinë e konferencave për shtyp për ndeshjet e radhës.
Abrashi pranon se nuk mund të bashkëjetojë lehtë me stolin, por mohon të ketë pasur konflikt me trajnerin De Biasi.
“Jam një futbollist që dua të luaj në çdo ndeshje, por është trajneri ai që vendos formacionin, por në skuadër unë nuk jam i vetmi që dua të jem në fushë, sepse janë më shumë se 20 futbollistë që duan të luajnë me ekipin përfaqësues. Unë do të jap maksimumin sa herë që do të më jepet mundësia për të luajtur edhe pse në mesfushë, rivaliteti është shumë i madh”, deklaroi Abrashi në konferencën për shtyp.
“Nuk kam pas asnjë problem me trajnerin, edhe pse dua të luaj gjithmonë e rëndësishme është që skuadra të paraqitet mirë. Duam të marrim pikë ndaj Izraelit dhe kjo është më e rëndësishmja”.
Një ndër lojtarët më të besuar në Evropianin francez, Abrashi ka munguar ndaj Spanjës, Izraelit e Italisë, një seri humbjesh që ja dedikon në një farë mënyre edhe mungesës së preferencave të fatit.
“Jemi një grup i mirë, por nuk kemi pasur as fatin me vete siç ndodhi ndaj Izraelit. Ndaj një skuadre si Spanja është gjithmonë e vështirë, ndërsa ndaj Italisë treguam se kishim potencial duke humbur dy shanse të mira që në minutat e para që mund të ndryshonin fatin e ndeshjes”.
Për të shpjeguar sindromën e ekipeve të vogla që e kanë të vështirë të përsërisin suksese të mëdha, vlen shumë edhe një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Freiburgut, kura në futboll është universale, besim dhe kurrë të mos dorëzohesh.
Besimi është fjala kod edhe për përballjen me Izraelin, në funksion të tij miqësorja me Luksemburgun.
“Duhet të paraqitemi mirë me Luksemburgun të fitojmë të shënojmë gola në mënyrë që çdo lojtar të fitojë besim, në mënyrë që të shkojmë në Izrael për të dhënë maksimumin dhe pse jo për të fituar edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ne gjithmonë si skuadër kemi pasur një mbrojtje të fortë, objektivi ynë është të mos pësojmë gol dhe të krijojmë disa raste për ti fituar ndeshjet”.
20 ndeshje të luajtura në këtë sezon të Bundesligës me Freiburgun që shikon këtë verë dritaren e Europa League por për një motor të vërtetë të mesfushës si Abrashi fjala lodhje nuk ekziston, aq më shumë kur bëhet fjalë për të rifituar një vend në formacionin e kombëtares.
“Unë fizikisht jam shumë mirë, jam plotësisht i gatshëm për dy sfidat e radhës me kombëtaren”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit
Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet
Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri